Sllupçani nuk lëshon pe, në Haraçinë sot përfundon aktiviteti i EVN që vjedhjet e rrymës të ulen në 10 për qind
Në Sllupçanin e Kumanovës akoma zgjat rezistenca kolektive për hyrje të ekipeve të EVN në fshat, ndërsa për kompaninë, Haraçina është storie suksesi ku është modernizuar i tërë rrjeti, përcjell makfax.com.mk. Nga EVN thonë që hasin edhe në rezistencë individuale gjatë aktiviteteve të punës së punonjësve të tyre, ndërsa të tilla si në Sllupçan janë të rralla. Shtojnë që këto situata i tejkalojnë me sukses, në pothuajse të gjitha lokacionet ku ka rezistencë dhe vjedhje të rrymës.
Vjedhjet individuale gjithmonë vërtetohen në terren, përkatësisht në vendndodhje dhe të njejtat lajmërohen në MPB.“, thonë nga EVN për Makfaks, ndërsa në pyetjen se a kanë asistencë policore në Sllupçan, ata shtojnë: “E informojmë MPB në kontinuitet dhe marrim mbështetje të shkëlqyer. Ministri është personalisht i angazhuar në gjetjen e shpejtë të zgjidhjeve në situata të tilla”.
Në Haraçinën e Shkupit, ekipet e EVN veçmë punojnë në modernizimin e rrjetit. Edhe në këtë vend kishte banorë të organizuar, të cilët nuk lejonin që punonjësit të afrohen te sistemi i furnizimit.
“Për momentin nuk ka probleme. Kemi mbështetje të shkëlqyer nga kryetari i komunës dhe nga të gjitha institucionet kompetente. Sot po e përfundojmë projektin në të gjithë fshatin dhe së shpejti do të dalim me informacione më të hollësishme pë këtë storie suksesi. Para fillimit të projektit për rikonstruim në vitin e kaluar, vjedhjet në Haraçinë ishin 80%. Projekti është në fazën përfundimtare dhe presim që humbjet të jenë rreth 10%“, shtojnë nga EVN.
Nga kompania thonë që projekte të suksesshme janë veçmë të realizuara ose janë në realizim e sipër në pjesën më të madhe të rajonit të Likovës, Haraçinë, Gërçec dhe lokacione të tjera të komunës së Sarajit, Vizbeg, Singeliq, Raven, Gostivar, Prilep, Manastir.