Takim Nuhiu-Tolaj: Instrumentet folklorike dhe kërcimi popullor duhet të përfshihen në programet e shkollave të muzikës
Instrumentet folklorike dhe kërcimi popullor duhet të përfshihen në programet e shkollave artistike të muzikës për të ruajtur dhe kultivuar folklorin e popullit tonë, është porosia nga takimi në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Shkup!
Përgezuam drejtorin Tolaj për rezultatet e arritura në ngritjen e kulturës sonë kombëtare!
Ansambli sot, falë përkushtimit të drejtuesit të tij ka kaluar në institucion të rëndësishëm në shtet, rajon dhe më gjërë e që çdo ditë folklorin shqiptar e bën më të pasur, më të larmishëm, më me vlera të shquara ideore dhe artistike!
Një thesar të çmuar, i trashëguar nga e kaluara, Ansambli dhe z. Tolaj bashkë me kolegët e tij, e ka sjellë në jetë dhe e ka bërë të gjallë në ditët tona dhe për të ardhmen shekullore! (Agim Nuhiu)