April 30, 2024
Maqedoni

Sllupçani me 800 shtëpi, e me rrugë të zbrazura bosh (Foto)

Fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka mbi 800 shtëpi, por është një ndër fshatrat më të goditur nga dukuria e ikjes së rinisë.
Ky fshat që bëri rezistencë të lavdishme në vitin 2001, dita ditës po zbrazet dhe po mbetet pa rininë, duke i ngjasuar gjithnjë e më tepër fshatit të fantazmave.
Rrugët e fshatit jan të zbrazura, kurse në të shumtën e shtëpive kanë mbetur prindërit e vetmuar, duke qëndruar në dritare me sy drejtuar kah dyert e oborrit, duke pritur me shpresë mos fëmijët po u bëjnë ndonjë surprizë duke ardhur pa paralajmërim nga gurbeti.
Por edhe këto surpriza janë çdo ditë e më të rralla. Angazhimet e gurbetit e bëjnë të veten, ku rinia jonë duhet punuar dyfish-që të kujdeset edhe për familjen në vendlindje, por edhe për familjen atje ku jetojnë përkohësisht, përkohësi e cila me çdo ditë të kaluar po bëhet gjithnjë e më e përjetshme.