May 25, 2024
Maqedoni

Skender Rexhepi: Shqiptarët të garojnë të vetëm në zgjedhje, pa LSDM-në

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët duhet të garojnë të vetëm dhe pa ndonjë koalicion me partinë maqedonase LSDM-në, kështu vlerëson deputeti Skender Rexhepi – Zejdi në ClickPlus në TV21.

Megjithatë kur u pyet se nëse do të duhet të vendosin shqiptarët mes dy partive të mëdha maqedonase, Zejdi vlerësoi se përparësi duhet të ketë LSDM-ja.

“Unë mendoj se shqiptarët duhet të vetëm të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare… Ashtu siç te maqedonasit ka dy blloqe – një LSDM-ja dhe tjetra VMRO-ja, dy koalicione dhe kanë nga 30 parti edhe shqiptarët duhet të garojnë në dy blloqe që pastaj, varësisht rezultateve zgjedhore të bëjnë koalicione në të ardhmen.
A ka ndonjë parim me LSDM-në apo me VMRO-në?
Parimisht nuk jam as me njërën, as me tjetrën… Nëse flasim për ndryshimet kushtetuese, atëherë përparësi ka LSDM-ja sepse gjitha ndryshimet e mëdha që janë bërë, i ka bartur LSDM-ja”, tha Rexhepi.