Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar

Trupi i pa jetë gjendet 1 kilometër e gjysëm nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Njësiti zjarrfikësve në Tetovë për Klan M konfirmoi se është gjetur trupi i pa jetë i 22 vjeçarit nga Kumanova i cili para 5 ditëve ishte aksidentuar në urën e Zhelinës duke rënë në lumin Vardar.
Edhe kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu e konfirmoi lajmin në rrjetin social ku shkruan:
“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrëfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët” është shprehur kryetari i Zhelinës.