Në pjesën e prapme të ambienteve të një bastoreje ka qenë i vendosur një institut arsimor privat i cili para pak kohësh ka qenë i mbyllur. Ky shembull për mosrespektim të kushteve ligjore sipas të cilit institutet private kanë marrë leje për punë, e theksoi më 4 prill ministrja e Arsimit Vesna Janevska. Ajo nuk theksoi se për cilin institut privat bëhet fjalë, e as se nëse bëhet fjalë për institut shkencor ose arsimor, shkruan Kolegium.mk, njofton Portalb.mk.

Janevska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Ilindenit përsëriti se deri tani Ministria ka zbuluar 14, siç ajo i quajti, institute “të ashtuquajtura”. Sipas saj, shembulli më brutal i mosrespektimit të ligjit ka qenë shembulli me një institut të regjistruar i cili në hapësirë të prapme të një bastoreje, me dy karrige dhe dy dyshekë.

“Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend, gjë që është absolutisht e papranueshme. Nën emrin e një instituti privat, de fakto kryhen edhe funksione të tjera, siç është ky shembull me këtë bastore”, deklaroi Janevska.

Ajo shtoi se numri i institucioneve të këtilla në shtet është më i madh dhe se Ministria do të vazhdojë të reagojë aty ku konfirmohen shkelje të ligjit dhe kushte joadekuate për punë arsimore.

Këtë përgjigje Janevska e dha në pyetjen e gazetarëve kushtuar ankesave të instituteve private për kriteret e reja sipas të cilëve duhet ta rrisin kuadrin e arsimit të lartë doktorë shkencash nga dy në pesë. Ajo shtoi se këto nuk janë kritere “thjesht të sajuara”, por të bazuara në analizë serioze.

“Po, mund të jetë e vështirë të sigurohen 10 doktorë shkencash, por duke qenë se prodhimi i mjekëve ishte i lartë, unë rekomandoj që të gjejnë nga ata që i kanë përfunduar ato studime me ndershmëri, të punësojnë njerëz, në vend që t’i abuzojnë ata – sot pranojnë 10, kalojnë akreditimin institucional, pas dy ditësh pushojnë nga puna 5, kjo gjithashtu nuk është e drejtë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë… Ekziston një dispozitë kalimtare në ligj”, deklaroi Janevska.

sqShqip