Fatkeqësisht, edhe Buletini i sotëm Ditor të Ministrisë së Brendshme vuri në dukje një ngjarje të pakëndshme, ku është sulmuar një fëmijë, transmeton Lideri.mk.
“Më 28.11.2025 në orën 20:10, L.S. (48) nga Kumanova ka raportuar në Stacionin Policor të Kumanovës se më 27.11.2025 rreth orës 07:30 para një klase në një shkollë fillore në Kumanovë, djali i tij i moshës së mitur është sulmuar fizikisht nga një prind i shokut të tij të klasës.
Po merren masa për sqarimin e rastit”, njoftoi policia.

