Ska më vjedhje sepse BDI do të humbë në zgjedhje!
Premtimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se “ska me vjedhje” ka ngjallur reagime te një pjesë e opinionit.
Ahmeti në video mesazh theksoi se në këto zgjedhjet risi është politika zero që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore.
Shumë qytetar kanë bë komente të ndryshme, por Arsim Arifi ka komentuar kështu: “Jam i sigurt se nuk do të ketë më vjedhje, sepse BDI do të humbë në zgjedhje”.