May 26, 2024
Rajon - Botë

Situata në Ukrainë, Putini kërcënon me armë bërthamore

Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse ekziston kërcënim për shtetin rus, por nuk ka pasur kurrë një nevojë të tillë, ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në një intervistë për televizionin shtetëror rus. ShBA-ja sipas Kremlinit ka një plan përkatës, modernizohen, por s’është e gatshme për të filluar luftë bërthamore.

“Tani amerikanët i modernizojnë dhe i përtërijnë ngjyrat nukleare për çka bëjnë plane. E dimë këtë, i zhvillojnë edhe komponentët, ashtu sikur ne. Por kjo nuk do të thotë se janë të gatshëm ta fillojnë luftën nukleare që nesër. Nëse e duan këtë, çka të bëhet? Ne jemi të gatshëm.”, – deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Uashingtoni vazhdon ndihmat ndaj Ukrainës në municion, por presidenti Zelenski është në pritje të pakos së re ushtarake që momentalisht pengohet nga republikanët.

“Do të doja t’i falënderohem ShBA-së dhe amerikanëve që e respektojnë lirinë për ndihmë ndaj Ukrainës. Shpresoj se vendi së shpejti do të pranojë pako të re ushtarake. Bëjmë përpjekje që ta ruajmë Ukrainën.”, – theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Ukraina, temë debati edhe për agjencitë amerikane për zbulim. Shefi i CIA-s, shqetësues për forcimin rus dhe kinez.

“Pas Avdijavkës, shohim se Ukraina do të humbë shumë territore edhe përkundër guximit. Pasojat janë të mëdha edhe për interesat amerikane, jo vetëm për Evropën ose Ukrainën, por për shkak të fuqizimit kinez në rajonin indo-pacifik.”, – u shpreh drejtori i CIA-s, Viliam Barns.

Ndërkohë, Putini ka njoftuar kontingjente të reja ushtarake ruse në kufirin me Finlandën, e autoritetet polake për shkak të mundësisë së vërshimit të luftës, investojnë në strehimore.