Periudha e provës së sistemit “Qyteti i Sigurt” ka filluar. Shkeljet po regjistrohen automatikisht, ndërsa shoferët kanë marrë njoftime për mbi 110.000 shkelje të zbuluara në 24 orë vetëm në Shkup. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, potencoi se në fazën e parë, sistemi do të regjistrojë: tejkalimin e shpejtësisë, kalimin e semaforit të kuq, lejet e skaduara të trafikut dhe parkimin e paligjshëm. Në fazën tjetër, është planifikuar një zgjerim i spektrit të shkeljeve. Ai potencoi se rregullat do të vlejnë për të gjithë, duke përfshirë edhe funksionarët.

“Askush nuk do të përjashtohet nga rregullat, gjithsesi se vetura e ndihmës së shpejtë që vozit më shpejtë nuk do të dënohet. Gjithsesi se vetura e MPB-së që zhvillon aksion operativ dhe vozit jashtë rregullave të përcaktuara nuk do të dënohet. Por, me përgjegjësinë më të madhe pohoj se asnjë funksionar në kuadër të kryerjes së detyrave nuk do të përjashtohet nga ky sistem apo do të dënohet. Nga informacionet që i posedoj disa shoferë të ministrave janë veç më të dënuar në kuadër të procedurës së rregullt të MPB-së që nuk është e lidhur me “Qytetin e Sigurt”.”, – deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Mbështes zbatimin e “Qytetit të Sigurt” dhe mbështes zgjerimin e tij në të gjithë territorin e Maqedonisë. Disa thonë se kjo do të sjellë kritika ose një goditje politike për Qeverinë, dhe unë them se ne jemi të gatshëm t’i rezistojmë asaj goditjeje politike, vetëm për të shpëtuar një jetë njerëzore. Vetëm në dy javët e fundit, kemi pasur tre viktima në qendër të kryeqytetit. Në bisedat me ministrin e Brendshëm, ne jemi të gatshëm të durojmë të gjitha kritikat, siç dëgjoj nga disa ish-kundërshtarë LSDM dhe BDI, të cilët kritikojnë të gjitha këto.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

sqShqip