Sistemi i ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen, i cili gradualisht po zbatohet nga 12 tetori, krijon probleme për transportuesit. Ai mund të ndikojë edhe te agjencitë turistike dhe punëtorët sezonalë, sidomos nëse qëndrojnë më gjatë se 90 ditë të lejuara. Në “Biznes 21” u diskutua për përfitimet dhe sfidat e tij.
“Ne shërbejmë 96 për qind të transportit në import dhe eksport, që do të thotë se pa funksionim të pandërprerë të transportuesve tanë do të kemi probleme të mëdha edhe në sektorin e ekonomisë, në çdo nivel. Çmimet e transportit, kur përdoren transportues gjerman, bullgar ose të tjerë, do të rriten”, theksoi Biljana Muratovska, Asociacioni Transportues Makam-Trans.
Agjencitë turistike presin që zbatimi të shtyhet për një vit.
“Nëse nuk fillohet zbatimi tani, deri në muajin maj të paktën 60-70 për qind të sistemit të jetë i aplikuar, atëherë gjatë sezonit do të kemi probleme serioze. Tur-operatorët dhe agjencitë do të kenë vështirësi sidomos për udhëtimet e tyre në Greqi. Mendoni një milion njerëz, si do t’i regjistrosh në kufi”, u shpreh Arkan Kerim, kryetar i Odës së Turizmit dhe Shëbrimit pranë LOE.
Nga agjencitë për ndërmjetësim të punës jashtë shtetit thonë se sistemi i ri nuk do të jetë problem për ata që janë legal, por për ata që punojnë ilegalisht. Megjithatë, kërkesa për punë bie.
“Ata që duan të abuzojnë me hyrjen e lirë në BE dhe të qëndrojnë më shumë se 90 ditë, menjëherë do të bllokohen, pra do të regjistrohen dhe do të ndalohet hyrja e mëtejshme për një periudhë të caktuar. Kërkesa për punë ka rënë ndjeshëm, sidomos në vendet që tradicionalisht janë tërheqëse për punësimin e qytetarëve të Maqedonisë. Gjermania pothuajse nuk ka oferta pune tani. Italia kërkesa për punëtorë është shumë e ulët”, dekalroi Zoran Koçovski, pronar i “kouzon”.
Këtë vit pothuajse 16.000 punëtorë nga Maqedonia kanë punuar në Kroaci, por me kuotat e reja nuk dihet sa do të shkojnë sezonin tjetër. Muratovska paralajmëroi se shumë transportues të Maqedonisë kanë kompani dhe automjete të regjistruara në shtete të tjera. Kerim njoftoi se do të kërkojë shtyrje ose heqje të sistemit të ri ETIAS, i cili kërkon regjistrim online dhe pagesë prej 20 euro gjatë udhëtimit në zonën Shengen, pasi kjo do të jetë një kosto shtesë për turistët. “Për një familje katër anëtarëshe janë 80 euro – një barrë serioze”, tha Kerim.

