Siria ka kryer operacione parandaluese që synojnë qelizat e Shtetit Islamik – duke arrestuar 71 persona gjatë 61 bastisjeve.

U sekuestruan eksplozivë dhe armë, ndërsa ministria e brendshme zbuloi se po punonin mbi informacione “të sakta” të inteligjencës.

Shumë nga të ndaluarit ishin kriminelë të kërkuar, dhe forcat policore morën prova që i lidhnin ata me aktivitete terroriste.

Një deklaratë shtoi se operacioni ishte pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme kombëtare për të luftuar terrorizmin dhe për t’u përballur me komplotet që synojnë sigurinë e vendit dhe qytetarët”.

" "

Bastisjet vijnë ndërsa presidenti sirian Ahmed al Sharaa udhëton për në Uashington për një takim me Donald Trumpin, ku ai do të bashkohet me një koalicion kundër ISIS-it.

Ndërkohë, SHBA-të po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në Damask për të mundësuar një pakt sigurie që po ndërmjetësohet midis Sirisë dhe Izraelit.

Ndryshe, ish-presidenti Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti në fund të vitit të kaluar pas 25 vitesh në pushtet dhe iku në Rusi pasi regjimi i tij mori fund.

QQë atëherë, administrata kalimtare e al Sharaa është përpjekur të rivendosë sigurinë, të zbatojë reforma ekonomike dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë.

sqShqip