Maqedoni

Sindikata e Policisë: Përgjegjësia për pasaportat të mos bie në kurriz të punëtorëve të policisë

Sindikata e Policisë bënë thirrje që të gjenden përgjegjësit për problemin e me pasaporta, por kjo të mos jetë në kurriz të të punësuarve në polici.

“Situata e imponuar me dokumentet personale të qytetarëve është ende problem për punonjësit e MPB-së. Me sa duket dikush po bën të duket sikur kolegët tanë janë përgjegjës për këtë. Në reagimin e mëhershëm të Avokatit të Popullit thuhet se “një numër i madh i dokumenteve personale që janë përpunuar dhe të pashpërndara janë vendosur në sirtaret e MPB-së, me çka ekziston mundësia që disa qytetarëve tu pamundësohet votimi në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”. Numri nuk është i vogël, bëhet fjalë 100.000 qytetarë.

Një deklaratë drejtuar drejtpërdrejt kolegëve tanë në departamentin e çështjeve civile, ai që ka marrë kërkesën është punëtor, ai që e ka përpunuar është punëtor, ai që e ka bërë është punëtor dhe ai që duhet të lëshojë dokumentin është përsëri një punëtor. Sipas praktikave të mëparshme, përgjegjësia do të kërkohet nga disa prej këtyre kolegëve”, thonë nga Sindikata.