May 15, 2024
Maqedoni

Tregun e NATO-s prej 5 miliardë euro nuk mund ta humbim

Barazia në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e Aleancës, rritja e pjesëmarrjes në tregun e NATO-s dhe bashkimi i aftësive industriale nga të gjitha vendet janë pjesë e rekomandimeve të NATO-s – Dita Industriale e mbajtur në Shkup, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të lartë të dy agjencive të Aleancës, Agjencisë së Mbështetjes dhe Furnizimit të NATO-s (NSPA) dhe Agjencisë së Komunikimit dhe Informacioneve të NATO-s (NCIA), si dhe përfaqësues të odave ekonomike, kompanive të shumta maqedonase dhe përfaqësues të bashkësisë akademike.

Sipas ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, anëtarësimi në NATO, përveç sigurisë, ka edhe një dimension tjetër, që është mundësia që kompanitë maqedonase të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me të gjitha kompanitë e tjera në shtetet anëtare në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e Aleancës.

“Është një treg i rëndësishëm prej rreth 5 miliardë euro në vit që nuk mund ta humbasim. Ne duhet të jemi ambiciozë, të konkurrojmë me cilësi dhe kapacitet dhe të dëshmojmë se kompanitë maqedonase, si teknologjikisht ashtu edhe në zhvillim, mund të përmbushin kërkesat dhe të jenë konkurrente me kompanitë në vendet aleate”, tha ajo.