Maqedoni

Sindikata e ndërmarrjes për menaxhimin e ujërave, protesta për shkak të mosmarrjes së rrogave

Sindikata e ndërmarrjes për menaxhim me ujërat përmes një proteste të organizuar para kësaj ndërmarrjeje kanë shprehur revoltën e tyre, për mospranimin e pagës për muajin mars.

Këto protesta, kjo sindikatë i ka organizuar në 14 qendrat e kësaj ndërmarrjeje. Sipas kryetarit të sindikatës, Darko Dimovski, ato kanë qenë të informuar kohë më parë se punëtorët do të përballen me këtë problematikë, sepse ndërmarrja realisht nuk ka fuqi financiare. Ata kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin, Xhaferi.

“Duam t’i përshëndesim të gjithë politikanët dhe funksionarët të cilët kanë pranuar paga për 78 për qind të rritura, i kisha ftuar të vijnë këtu apo diku nga 14 qendrat e kësaj ndërmarrjeje dhe t’i pyesin të punësuarit se si kanë mundësi që me një pagë prej zero denarëve po ia dalin t’i mbulojnë harxhimet dhe janë pagues të rregullt të faturave për ujë, rrymë apo kreditë.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së NP “Ujësjellsi”, Darko Dimovski.

Nga Sindikata thonë se Ndërmarrja për menaxhimin e ujërave kohë më parë ka marrë huazim mjete nga disa ndërmarrje në vlerë prej 155 milionë denarë, dhe ato e kanë fatin e kësaj ndërmarrjeje në duart e tyre.

Numri i të punësuarve në nivel republikan në këtë ndërmarrje është 517 të punësuar.

Nga Sindikata po ashtu pyetën udhëheqësinë se nëse ndërmarrja është në kolaps financiar, pse janë punësuar qindra persona kohë më parë dhe pse është blerë veturë e re.