May 22, 2024
Maqedoni

Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake

Alsat
Menu
Switch skin
Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake
Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake
SI02.03.2024 392 1 minute read

Gazetar: Lluka Andreev

– Advertisements –

Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake dhe të udhëhiqet nga interesat shtetërore dhe kombëtare, jo nga fama dhe karriera, tha kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova, shkruan Alsat.

Ajo iu drejtua delegatëve të partisë, nga të cilët pret mbështetje për kandidaturën.

“Presidentja, presidenti, duhet të bashkojnë, të jenë proaktivë, jo reaktivë, të udhëhiqen nga kriteret e Kopenhagës. Ti përfaqësojë të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, besimi, gjinia, statusi. Të respektojë dhe të jetë i respektuar”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për president.

Në fjalimin e saj, Davkova hodhi poshtë idenë e zgjedhjes së kreut të shtetit në Kuvend.

“Zgjedhja në Kuvend do të zvogëlojë legjitimitetin dhe do të çojë në një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në një vend, do të nxisin pazaret dhe shantazhin”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për president.

Ajo gjithashtu shprehu dyshime në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, dhe kritikoi punën e kryeministrit teknik Talat Xhaferi.

“Sjellja e tij është si ajo e një monarku absolut, domethënë një sulltani. Pyes veten nëse me të vërtetë mund të garantojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por prandaj këtu janë kamxhikët e VMRO-DPMNE-së, po flas për kamxhik demokratik”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për president.

Davkova theksoi gjithashtu se presidenti nuk duhet të përulet para bashkësisë ndërkombëtare.

Duke folur për presidentin në detyrë Stevo Pendarovski, ajo vlerësoi se ai kishte prishur pozicionin negociues të vendit dhe në Samitin e Madridit pranoi propozimin francez pa kërkuar më parë një mendim të gjerë për kornizën negociuese.