May 13, 2024
Maqedoni

Siljanovska: A jetoni më mirë, a e keni ekonominë më të mirë

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga Kriva Pallanka, me pyetje deri te qytetarët – A jetoni më mirë dhe a mendon pushhteti për ju?

“A jetoni më mirë, a keni ekonomi, shëndetësi, mbrojtje sociale, a ndjeheni më të sigurt këtu ju qytetarët e Kriva Pallankës, a jeni krenarë me këtë pushtet, a mendoni se pushteti krenohet me ju, a mendoni se janë krenarë për Maqedoninë nëse kanë frikë që t’ia përmendin emrin, a mendoni se a janë krenarë me gjithë ato që kanë humbur jetën për Maqedoninë, nëse nuk veprojnë sipas interesave shtetërorë dhe nacional, por sipas interesave të tyre personale dhe oligarke”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.