May 16, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: LSDM ua ktheu qytetarëve 2.6 miliardë euro, deri më tani kjo nuk ka ndodhur

Në vitet e kaluara LSDM-ja u ktheu qytetarëve 2,6 miliardë euro, nga pavarësia e deri më sot nuk ka ndodhur një mbështetje kaq e madhe financiare, këtë e dinë qytetarët dhe të gjithë jemi krenarë për këtë, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në forumin e sotëm “Më shumë për të gjithë” në Koçan.

Qytetarët e dinë se me LSDM-në ka më shumë për të gjithë, shtoi Kovaçevski.

“Vetëm në vitet e kaluara LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 2.6 miliardë euro. Që nga pavarësia e deri më sot, një mbështetje kaq e madhe financiare, aq shumë para nuk janë drejtuar për qytetarët. Dhe ne e dimë këtë, qytetarët e dinë, studentët, punëtorët, pensionistët, mjekët, mësuesit, kujdestarët, mjekët, e dinë përfituesit e ndihmës sociale, komuniteti i biznesit e di”, tha Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se paratë i drejtuam te qytetarët, me masat dhe politikat tona krijojmë mundësi të barabarta dhe kushte më të mira për çdo person.