May 22, 2024
Rajon - Botë

Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, Baerbok: Jetike për BE-në

Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbok, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdorë në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes.”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit.”, shtoi kryediplomatja gjermane.