May 6, 2024
Maqedoni

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “I pushtetshmi”

Seanca gjyqësore për rastin “I pushtetshmi” e paraparë të mbahet sot, me kërkesë të Prokurorit Publik i cili e përfaqëson këtë lëndë është shtyrë për më 14 korrik. Ndër të akuzuarit në këtë lëndë është edhe deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Miloshoski. Rasti ka të bëjë me shitjen e pronës shtetërore në fshatin Izhishta, e cila ishte në pronësi të komunës Makedonski Brod, ndërsa e ka përdorur komuna e Pllasnicës. Sipas prokurorisë, prona i ishte shitur babait të Milloshoskit dhe ishte bërë dëm në buxhet prej 50 mijë eurosh.