Maqedoni

Shtetasja e Maqedonisë humb jetën në aksident trafiku në Budva

73-vjeçarja O.P. nga Maqedonia, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Budva të Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, kur gruaja ka qenë duke kaluar rrugën pranë Policisë Komunale dhe në atë moment është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 28-vjeçari M.M. nga Tivati, transmeton “Vijesti”.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

“Me datë 01.12.2024 në Budva në rrugën “Jadranski put” në afërsi të ndërtesës së policisë komunale, i raportuari ka qenë duke drejtuar automjetin e pasagjerëve i cili është përfshirë në një aksident trafiku, në të cilin shtetasja e Maqedonisë së Veriut, O.P. (1951), është goditur duke kaluar rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.