May 21, 2024
Maqedoni

Askush nuk do të përgjigjet për përgjimet, vjetërsohet lënda

Askush nuk do të përgjigjet për përgjimet, vjetërsohet lënda

Gjykata ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurës penale për përgjimet e paligjshme, gjegjësisht rastin “Target-Fortesa” për të akuzuarit Goran Gruevski, Sasho Mijalkov, Nadica Nikolic, Vladimir Varelov, Marijan Shumulikoski dhe Vasil Isakovski për veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Me këtë vjetërsohen veprat penale për përgjimin e paligjshëm. Shpenzimet për procedurën penale bien mbi buxhetin e shtetit.