June 17, 2024
Maqedoni

SHTETASJA E KOSOVËS MASHTROHET NGA NJË PERSON NGA TETOVA, I PREMTOI MARRJEN E PROVIMIT PËR GJUHËN GJERMANE

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një shtetas i Kosovës ka raportuar se gruaja e tij është mashtruar nga një person nga Tetova. Tetovari i kishte premtuar se do t’ia merr provimin e gjuhës gjermane në Shkup.

“Më datë 21.05.2024 në ora 16.35 në SPB-Tetovë, një qytetar 41-vjeçar nga Republika e Kosovës, ka raportuar se gruaja e tij ishte mashtruar nga personi E.V.(45) nga Tetova”.

“Sipas raportit, gjatë muajit të kaluar, gjatë një komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ai i kishte premtuar asaj që ti merrte provimin e gjuhës gjermane në Shkup në përputhje me rregulloret ligjore dhe pasi ata ranë dakord, ajo i kishte paguar atij 732 euro përmes një transferi të shpejtë të parave”.

“Pasi që ditëve të fundit ai nuk u përgjigjet thirrjeve, ata e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen”, thonë nga SPB Tetovë.