May 3, 2024
Maqedoni

Ministri i arsimit përmend si shembull mësuesen Hatixhe Topalli nga Shkupi

Hatixhe Topalli është arsimtar – mentor në shkollën fillore ‘’Petar Zdravkovski Penko’’ në Shkup. Ajo së fundmi është shpallur ambasadore e Projektit arsimor në Itali ‘’Ngjyrat për paqe’’, shkruan ministri i arsimit Jeton Shaqiri në Facebook, duke sjellur pranë opinionit shembullin e mësueses nga shkolla fillore “Penko” në Shkup.
“Para disa kohësh ka mentoruar një grup nxënës të saj dhe ka marë pjesë në një konkurs duke i prezentuar vizatimet e tyre. Vizatimet janë ekspozuar në Itali me atë që mësuesen Hatixhe e shpallin si ambasadore e atij programi në vendin tonë.

Përveç mësimit ajo angazhohet shumë edhe në aktivitete shtesë me nxënësit, bashkë me to vizitojnë institucione të ndryshme në interes të edukimit dhe socializimit të nxënësve.

Përndryshe mësuesja Hatixhe është një mësuese e përkushtuar si me nxënësit ashtu edhe në proceset arsimore në vend”, Shkruan ministri i arsimit Jeton Shaqiri.