Shtetasi i Shqipërisë shkaktoi aksident me dy viktima në Kroaci
Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në qytezën Primoshten, kanë humbur jetën dy vozitës, ndërsa pasagjeri i njërës veturë është lënduar rëndë.
Policia e qytetit bregdetar Shibenik ka publikuar detajet e aksidentit të ndodhur të enjten rreth orës 13:10 në rrugën shtetërore D-8 afër Primoshtenit.
Policia njofton se një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ka vozitur në korsinë e kundërt një makinë me targa shqiptare në një kthesë të pavërejshme majtas, si pasojë e së cilës pjesa e përparme e majtë e makinës ka goditur pjesën e përparme të majtë të një makine që lëvizte në drejtim të kundërt, transmeton portali Lideri.mk.
Makina e dytë, e cila ishte me targa të Splitit, drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.
Nga forca e goditjes dhe plagëve të marra, drejtuesit e mjeteve kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëudhëtari 52-vjeçar në makinën që drejtohej nga shqiptari ka marrë lëndime të rënda. Ai është ndaluar për tretman mjekësor./Lideri