Shtetasi i Serbisë arrestohet në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë
Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, afër Negotinës, dje në ora 15:50, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë, në Qendrën rajonale jugore për çështje kufitare, e kanë privuar nga liria S. M. (24) nga Republika e Serbisë.
Katër emigrantë nga Siria janë gjetur në veturën “BMW” me marka kombëtare bullgare, të cilën ai e drejtonte, njoftoi sot MPB.
“Më parë nuk është ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen me automjetin. Menjëherë me automjetin ka dal nga rruga dhe ka filluar të arratiset, por pas masave të marra është gjetur dhe privuar nga liria, sqarojnë nga MPB.
Emigrantët u dërguan në një qendër pritje-transit, ndërsa S.M. është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik do të dorëzohet raporti përkatës.