Maqedonasi Steven Ivanovski, i cili u raportua i zhdukur në zjarrin e tmerrshëm në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, raportoi “Fokus”.

Familja dhe miqtë menjëherë i bënë thirrje urgjente opinionit për ndihmë pasi ai u zhduk gjatë zjarrit që shpërtheu në barin “La Constellation” në resortin e famshëm turistik dimëror të Crans-Montana, Zvicër.

Në natën e Vitit të Ri, Zvicra u zgjua me lajmin shkatërrues të një zjarri në një bar në Crans-Montana që vrau disa dhjetëra njerëz dhe plagosi mbi njëqind, shumë prej tyre rëndë.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve”, shkroi Ambasada Zvicerane në Maqedoni në faqen e saj në Facebook.

Është krijuar një linjë ndihme për të afërmit – 0848 112 117.

sqShqip