Shtatë viktima nga Shkupi, njëri 48 vjeç
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3,487 teste dhe 46 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 27
• Kumanovë – 8
• Ohër dhe Strugë- nga 2
• Prilep, Manastir, Koçan, Kërçovë, Dellçevë, Vinicë dhe Krushevë – nga 1.
Gjithsej janë raportuar 15 persona që kanë ndërruar jetë: 7 persona nga Shkupi (48, 57, 64, 85, 91, 91 dhe 93 vjeç), nga një person nga Kumanova (68 vjeç), Tetova (69 vjeç), Velesi (61 vjeç), Shtipi ( 65 vjeç), Manastir (61 vjeç), Kavadari (82 vjeç), Bogdanci (62 vjeç) dhe Vallandova (85 vjeç).
Janë regjistruar 89 pacientë të rikuperuar në:
• Shkup – 51
• Kumanovë – 9
• Koçanë, Strumicë dhe Radovish – nga 3
• Kërçovë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Resnje – nga 2
• Ohër, Manastir, Vinicë, Gostivar, Kavadar, Sveti Nikollë, Probishtip, Bogdanc, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenica – nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 769,471 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.982, numri i pacientëve të rikuperuar është 146.721, numri i vdekjeve është 5.280 dhe numri i rasteve aktive është 2.981