May 5, 2024
Kolumna

Arsimtari ose profesori nuk mund të jetë shok me nxënësin

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Kemi shumë raste kur disa arsimtarë janë shokë me nxënës si në shkollat fillora, njashtu edhe në shkolla të mesme. Sipas meje me nxënësin duhesh të jesh i afërtë, por afërsia mos të kalojë në një shoqëri në mes të arsimtarit, profesorit dhe nxënësit, por afërësia mes nxënësit dhe arsimtarit apo profesorit të jetë në distancë të duhur.

Arsimtari të jetë shokë me nxënësin saqë edhe të i japin njëri tjetrit cigare, të futen bashkarisht në kafeane, ëmbëltore etj besoj se është diçka jo normale, sepse nxënësi me arsimtarin nuk munden të jenë shokë, sepse një e tillë keqpërdoret.

Edhe njëherë po e përsëris se arsimtari ose profesori mund të jenë në afërsi me nxënësit për shumë raste që mos të ketë frikë nxënësi të i afrohet arsimtarit ose profesorit për të e pyetur diçka, por ama jo të krijohet shoqëri e tillë sa që të pihet së bashku cigarja e duhanit, të hahet së bashku bureku në burektore, të pihet kafja në kafiteri, të luhet shah mes arsimtarit dhe arsimtarit ose profesorit.

Të luhet xhokera, të futesh në ëmbëltore etj. Një gjë e tilëë sipas meje është jashta kodeksit dhe normave shkollore, kështu që këto raste duhen të evitohen dhe të eliminohen, sepse nuk janë dukur që duhet mbështetur.