May 17, 2024
Maqedoni

As shiu nuk e ndalë ardhjen e Bekimit në Çair

As shiu nuk e ndalë ardhjen e Bekimit në Çair.
Vizitat e ditës së mërkurë u përqendruan në lagjen e ndërtesave në Çair. Bashkë me bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Dr. Kadri Haxhihamzën, bartësin e listës për Këshillin e Çairit, Zudi Kokën, kandidatët e tjerë për këshilltarë dhe aktivistët, i takuam disa qytetarë dhe familjarë, me të cilët bashkëbiseduam për nevojat e tyre infrastrukturore, ndërsa ua shpjeguam edhe zgjidhjen që e ofrojmë ne përmes master-planit për Çairin e Ri.