May 16, 2024
Rajon - Botë

Shqiptari vret vëllaun e gruas, ia kishte dhunuar vajzën nga mosha 9 vjeçare

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një qytetar me prejardhje shqiptare dyshohet se ka vrarë vëllain e bashkëshortes së tij, pasi zbuloi se 33-vjeçari kishte përdhunuar vajzën e tij për nëntë vite rresht.

50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos, duke treguar edhe arsyet e krimit të rëndë.

Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë vëllain e gruas, pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se daja e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.

Sipas mediave greke, vajza ka rrëfyer se, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.