Gjenerali shqiptar në rradhët e ushtrisë kroate Rahim Ademi, i cili mposhti Ratko Mlladiqin, komentoi sot vdekjen e tij.
“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtarak. Ai kurrë nuk tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë, ai tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur,” tha Ademi.
Në shtator të vitit 1991, gjenerali shqiptaro-kroat Rahim Ademi dhe njësitë e tij mposhtën forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit afër Shibenikut.

