May 15, 2024
Maqedoni

Shqiptari nga Shkupi jeton në Bruksel, fatura e rrymës nga EVN i vjen 1.500 euro

Mërgimtari dhe aktivisti i njohur në diasporë Selajdin Sinani ka reaguar lidhur me një faturë të EVN Maqedoni që i ka ardhur në adresë të shtëpisë së tij në Luboten të Shkupit.

“Sot e mora fakturën e muajit dhjetor me nji pagesë mbi 90 mijë denarë ose 1500 euro për nji muaj, kurse kam harxhue në shtëpinë time ska askush, ku unë isha vetëm 2 javë në shtëpi. si është e mundëshme kjo se nuk është fabrikë që të harxhohet aqë rrymë ose ma paskan dërgue fakturën që ka harxhue fshati ÇUDI ÇUDI a vallë duhet të paguaj të atyre që nuk pagujnë”, ka reaguar Sinani duke kërkuar përgjigje publike nga EVN Maqedoni.