May 25, 2024
Maqedoni

Shqiptari nga Kumanova kujton ardhjen bashkë me forcat amerikane në Shqipëri, për të përgatitur sulmet ndaj Serbisë

Foto Kujtime;

Në ditën e sotme para 24 vjetëve me një aeroplan çarter ushtarak, dhe rreth 200 ushtar të Armatës Amerikane, fluturuam nga Atlanta e Xhorxhisë (Gorgia) drejt Frankfurtit të Gjermanisë.
Në Gjermani mbërrimë heret në mëngjes. Të njejtën ditë dikur vonë pas mesnate hymë në këtë aeroplan ushtarak që shifet nga fotoja C-17, e ku mbrenda tijë ishim 70 veta të personelit ushtarak të ulur anash, kurëse përmes tijë kishim matriale logjistike, një Hamve dhe një MLRS ( lancues raketor) me të cilin u nisëm nga baza e Aviacionit Ushtarak Amerikan në Ramstein të Gjermanisë për në Aeroportin e Rinasit, të nënës Shqipëri.
Në Rinas arrijtëm dikur rreth orës 4 të mëngjesit. Ishte ditë e ftoftë dhe me shi, përngjante në kohë vjeshte! Çadrat e Armatës Amerikane ku do të vendosemi ishin të vendosura në livadhet e aeroportit të mbushura me ujë dhe plotë baltë gjithandejpërballë pistës së Aeroportit të Rinasit!
Nga kushtet e këqia që gjetëm aty, prej 6 pjestarëve civilo-ushtarak sa ishim, 2 prej tyre nga kjo foto u këthyen po në të njejtën ditë për nē shtëpitë e tyre në Amerikë!
Unë mezi po prisja ti kyqem detyrave dhe për vete u ndjeva shumë i lumtur kishim arritur aty, sepse tani veçse sa po i afrohesha më afër pikës së destinacionit, në Kosovën e pushtuar nga flliqësirat sllave. Kjo ishte ëndërra ime tani e kahmotëshme, edhe ate tani për një kohë të gjatë…
( marrë nga “Një jetë kushtuar atdheut -Ditari”.
🇦🇱🇺🇸🇽🇰
23 Prill 1999 Rinas / Shqipëri

Shënim: Ajaz Emini është shqiptar nga fshati Llojan i Likovës/Kumanovës, i cili ka emigruar para 50 viteve në SHBA, kurse në vitin 1999 i është bashkangjitur forcave ushtarake amerikane që zbarkuan fillimisht në Shqipëri, e pastaj u futen në Kosovë.