May 17, 2024
Maqedoni

Pesë shkupjanë kanë sulmuar fizikisht një gostivaras

Nga ana e policëve të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar janë arrestuar BP (36), BN (22), GA (34), F. T. (24), B.D. (31), të gjithë nga Shkupi.

Ata janë denoncuar nga gostivarasi N.M. 39-vjeçar se rreth orës 22:40 janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në Strazhë, transmeton Lideri.mk.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ketë parashtresa përkatëse, njfooi MPB. (Lideri.mk)