May 15, 2024
Diaspora

Shqiptarët valojnë bashkë flamurin Kuq e Zi dhe flamurin Amerikan në zemër të Nju Jorkut (Video)

Shqiptarët në Nju Jork edhe sivjet solemnisht kanë shënuar festat Kuq e Zi te Nëntorit. Duke ngritur flamurin Kuq e Zi në zemër të kryeqytetit botëror, siç njihet ndryshe Nju Jorku, respektivisht në lagjen Staten Island ku jetojnë dhjetëra mijëra shqiptarë, është shfaqur edhe një program solemn me rastin e Nëntorit Kuq e Zi. Me kete rast është intonuar edhe flamuri kombëtar.

Siç njofton korrespodenti i portalit Lideri.mk nga Nju Jorku, edhe pse temperaturat ishin mjaftë të ulëta, pjesemarrja ka qenë mjaft masovike.

Programi i shfaqur me motive folklorike ka ngrohur zemrat e shqiptarëve prezent në ketë solemnitet, raporton korrespodenti hnë nga Nju Jorku.

Emocione ka shkaktuar edhe recitimi nga vogëlushja Lisa Pilku, e cila recitoi një poezi kushtuar flamurit kombëtar: