May 13, 2024
Diaspora

Shqiptarët në Kroaci filluan aktivitetet për shënimin e festave të Nëntorit

Ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda, priti në një takim pune Kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë z. Esad Çollaku, shkruan Lideri.mk.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin mes Ambasadës dhe Unionit për çështje që lidhen me diasporën shqiptare, si dhe për mundësinë e organizimit dhe koordinimit të disa aktiviteteve në kuadër të Festave të Nëntorit.

“Temë e bisedës së zhvilluar ishte edhe Samiti i III-të i Diasporës, që do të mbahet në Tiranë, në datat 22 – 23 nentor 2023”, thuhet në njoftim./Lideri