May 19, 2024
Diaspora

Shqiptarët e stolisën Nju Jorkun me ngjyrat Kuq e Zi për nder të lidhjes së Prizrenit (Foto)

Nga Beqir Sina/INA

Dje në Nju Jork u zhvillua “Parada Shqiptare” në organizim të , organizatës Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare, mbështetur edhe nga shoqata, biznese dhe personalitete të komunitetit shqiptar në SHBA.

Këtë vit kjo ngjarje shënoi edhe 15 vjetorin e organizatës “Rrënjët Shqiptare” që drejtohet nga Marko Kepi.

Kjo ngjarje dje ishte grandioze me parakalim për më shumë se një orë mes kengëve e valleve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, në rrugën e famshme “Amerika” në Manhatan në zemër të Nju Jorkut.

Të ftuar special ishin dhe disa figura të shquara nga institucionet njujorjeze, udhëheqës lojal dhe personalitete të nderuara nga Shqipëria e Kosova, si princi Leka Zogu II, deputeti Agron Shehaj , boksieri Enver Idrizi e tjerë.

Këtë vit kjo ngjarje shënoi edhe prej 145 vjetorin e “Lidhjes së Prizrenit”.