Shqipëri

“Shqipërinë nuk e lë kurrë”/ Historia e mjekut italian: Jam 100 për qind shqiptar

“100% jam shqiptar, 100% jam italian.”

Në 1997 atëherë kur shqiptarët ëndërronin Italinë, mjeku mikrobiolog dhe virolog Natale Capodicasa vjen në Shqipëri për tu mos u larguar kurrë më. Qe profesioni ai që solli në Shqipëri, dhe e mbajti përgjithmonë dashuria. Në 1999 ai u dashurua me Dianën, nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë.

Capodicasa: Si fillim erdha nga ana profesionale dhe kuriozitetit për të bërë një punë jashtë Italisë. Nuk e dija saktë se si ishte situata në Shqipëri në 1997, nga lajmet shikoja që ishte ë luftë. Me gjithë se unë u gjenda mirë.

Pyetje: Me çfarë erdhët dhe si ju duk Shqipëria?

Capodicasa: Unë erdha me anije. Mbaj mend diçka shumë të bukur 2 skuadra italine luanin futboll dhe tifozët shqiptarët bërtisnin dhe bënin tifo si në italianet. Ishte shumë e bukur.

Pyetje: Si e shikoni Shqipërinë sot pas 24 vjetësh?

Capodicasa: Kanë në ndryshuar shumë në pamje dhe rrugët. Në 1997 dritat kanë ikur për 4 ditë ishte e tmerrshme më shkriu mishi në frigorifer, rrobat nuk kisha me çfarë t’i hekurosja. Shqipëria ka ndryshuar. Por vemendja duhet të jetë tek të rinjtë. Duhet një ndryshim më i shpejtë tek rinia. Një mjek, infermier sapo mbaron studimet do të ikë nga situata, apo nga ana financiare duhet më shumë durim.

Pyetje: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga Shqipëria?

Capodicasa: Jo, kurrë këtu kam ngritur punën dhe familjen.

Top Channel