April 30, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku kanë humbur jetën tre persona. Sipas njoftimit të policisë si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasit me iniciale L.S, I.S dhe D.D.

Ndërkohë drejtuesi e mjetit, 28 vjeçari Zija Murati ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.