May 16, 2024
Shqipëri

Hidhet tymuese në sallë, Kuvendi i Shqipërisë mbushet me tym

Seanca e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Teksa foltorja e Kuvendit është rrethuar nga karriget dhe disa deputetë janë në këmbë, Ervin Salianji ka hedhur foltore në sallë.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe një nga gardistët që ka shkuar për të marrë flakadanin, por që është përplasur me Salianjin i cili e ka ndjekur dhe më pas ka qëlluar me karrige.
Ndërsa deputetët e PD-së godasin tavolinat, Lindita Nikolla ka kaluar në votim projekt-ligjet e parashikuara për ditën e sotme, të cilat po votohen nga mazhoranca.
Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar brenda sallës, pikat në rendin e ditës kaluan pa diskutim, direkt ne votim. E ndërsa ajri rëndohej nga tymueset e hedhura nga deputeti Salianji, Lindita Nikolla lexoi të gjitha pikat të cilat u miratuan nga deputetët e mazhorancës.

Deputeti Sali Berisha duket se pati probleme me frymëmarrjen, ai u largua për pak minuta nga salla, por u rikthye sërish.