Ka shumë persona e organizata në vendin tonë që kujdesen për personat me nevoja të veçanta. Në mesin e tyre shquhet edhe Abaz Berisha nga Gazi Baba e Shkupit, kryetar i shoqatës “Mirësia”.

Angazhimi i tij për organizimin e aktiviteteve është i pandalshëm.

Këto aktivitete nuk kanë munguar as me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare kushtuar personave me nevoja të veçanta. Aktiviteti u organizua në restorant Bushi në zemër të Çarshisë së Shkupit, me mbështetje të BFI-së, respektivisht Myftinisë së Shkupit.

“Falënderoj myftiun Kenan Ismaili për mbështetjen e vazhdueshme. Uroj që të kemi edhe shumë raste për t’u shoqëruar” , tha me këtë rast kryetari i shoqatës “Mirësia”, Abaz Berisha, duke premtuar shumë aktivitete edhe në të ardhmen.

Myftiu Ismaili ishte prezent në aktivitetin e organizuar. Në fjalimin e tij Ismaili mes tjerash premtoi mbështetje të vazhdueshme.

“Do të jemi çdo herë pran jush”, tha ai.

Në solemnitet prezantuanedhe pëfaqësues të mediave, institucioneve kulturore e shoqërore dhe u begatua edhe me program fetar.

sqShqip