Një 31-vjeçare ka denoncuar në polici një natë makthi që ka kaluar në shtëpinë e partnerit të saj në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Sipas raportit zyrtar të SPB Shkup, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 03.02.2026, rreth orës 20:50.

​Viktima ka deklaruar se partneri i saj, i identifikuar me inicialet L.Z., fillimisht i ka marrë me forcë celularin dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Situata është përshkallëzuar kur agresori, duke përdorur një mjet të mprehtë, e ka kërcënuar atë me jetë.

​Sikur të mos mjaftonte dhuna e ushtruar brenda shtëpisë, personi në fjalë ka dalë në oborr dhe me një mjet të fortë ka dëmtuar rëndë automjetin e gruas. Policia njofton se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimin e autorit.

sqShqip