Policia e Shkupit intenzivisht është duke kërkuar një sulmues te panjohur, i cili sot i vuri flakën automjeteve në Ambasadën Bullgare në qendër të Shkupit në mes të ditës, raportoi Veçer.mk.

Nuk dihet arsyeja pse i riu, sipas informacioneve në portal, i ka hedhur ujë dhe i ka vënë flakën një automjeti “Suzuki Vitara”, ndërsa zjarri është përhapur edhe në automjetin fqinj, në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, pas së cilës ai është arratisur.

Zjarri u shua shpejt nga sigurimi i Ambasadës dhe stafi i sigurimit.

Ekipe të shumta policore po sigurojnë zonën përreth Ambasadës Bullgare në qendër të Shkupit, ndërsa njësi të tjera policore dhe agjenci të sigurisë janë në ndjekje të zjarrvënësit.

sqShqip