Dje, më datë 02 korrik 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Musa Zekiri që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
Përfaqësuesi i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit zhvillohen në Institutin e hifzit “Ismail efendiu” para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje:
Hfz. Irfan ef. Sulejmani;
Hfz. Isa ef. Bekteshi;
Hfz. Xhelil ef. Shabani;
Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend.

sqShqip