April 30, 2024
Maqedoni

“Shkupi dhe Sofja afër marrëveshjes, nuk nevojiten deklarata të pamatura si ajo e Bujar Osmanit”

Diplomatë perëndimorë në Shkup thonë se po pritet së shpejti të ketë zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes e cila do të mundësojë heqje të vetos bullgare dhe hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE.
“Zgjidhja tani nuk do të jetë përfundimtare, por do të aplikohet modeli i zgjidhjes së kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit në detin Adriatik, kontest i cili me çdo hapjen e çdo kapitulli i afrohej zgjidhjes përfundimtare. Kështu edhe kontesti Shkup-Sofje do të zgjdhet hap pas hapi deri në zgjidhjen e plotë para mbylljes së kapitullit të fundit”, thonë ata.
Diplomatët perëndimorë në Shkup vlerësojnë se për momentin nuk nevojiten deklarata të pamatuta si ajo e djeshmja e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, të stilit “mjaft është mjaft”.
“Është me rëndësi të shifet nëse kjo deklaratë e pamatur e Osmanit është rezultat i frustrimeve të tij nga refuzimi i ambasadorëve që po i propozon në vende të rëndësishme, apo bëhet fjalë për ndikim të forcave anti perëndimore në Shkup, të cilat duan ta komplikojnë procesin tani kur vetëm dy-tre javë na ndajnë nga gjetja e një zgjidhje për ngritjen e vetos bullgare dhe daljen e procesit negociatot nga gërçi disavjeçar”, kanë thënë diplomatë perëndimorë në Shkup duke shtuar se tani është krijuar mundësi e artë e cila nësr nuk shfytëzohet, nuk dihet se kur mund të paraqitet sërish.