May 21, 2024
Maqedoni

Shkup, takim i ministrave të çështjeve evropiane

Në kryeqendrën e vendit u mbajt takimi i ministrave për çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në procesin e bashkëpunimit të Evropës juglindore. Pas takimit nikoqiri Bojan Mariçiq bëri të ditur se pjesmarrësist miratuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën vendet që janë pjesë e BE-së ofrojnë përkrahjen e tyre të fuqishme për pjesëmarrësit e kësaj nisme, të cilët nuk janë anëtare të BE-së, në rrugën e tyre evropiane drejtë anëtarësimit të plotë.