April 29, 2024
Lajmet e reja

Shkup, sanksionohen 137 shoferë, 43 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 sanksione.
Dyzet e tre gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.