May 21, 2024
Maqedoni

Shkup, një personi i digjen dy vetura brenda natës

Më datë 31.12.2023 në ora 04.05 minuta të mëngjesit në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës janë djegur vetura të llojit “Ford” dhe “BMW”, të dyja me targa të Shkupit, transemton Lideri.mk. Të dy veturat kanë qenë në pronësi të personit V.B. nga Shkupi.

“Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.
.