May 16, 2024
Opinion

Ndryshimin në skenën politike do ta bën koalicioni VLEN qytetarët ja vlenë që ta mbështesin

Ejup Berisha

Ndryshim është nëse në zgjedhje votohen elita të tjera politike dhe vendosen në pushtet e jo nëse vazhdohet me elitën e vjetër. Nëse votohet e reja e jo nëse vazhdon të votohet e vjetra e pafresketa ajo që është votuar shumë shpesh apo dhe ajo që ka filluar të bëhet e padurueshme dhe e bezdisëshme. Në politikë ndryshim është nëse mënjanohen ata të cilët gjatë kohë janë në pushtet dhe sillen njerëz të tjerë më të mirë, më të sinçertë, më të besueshëm dhe më produktiv si për qytetarët poashtu edhe për shtetin.
A ka të tillë në skenën politike të shqiptarëve të këtushëm, normalisht që ka. A duhet që votuesit të motivohen dhe ta marrin guximin që
ta bëjnë ndryshimin përgjigja është gjithashtu Po. Këta patjetër duhet që ta bëjnë këtë gjë sepse zgjidhje tjetër nuk kanë. Ndryshimin e bëjnë njerëzit e vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhen, ata që janë të ngritur moralisht dhe politikisht si dhe ata të emancipuarit politikisht. Kësaj radhe në zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale të muajve mars dhe prill votuesit shqiptar duhet të votojnë për ndryshimin, këta duhet të votojnë për të rene e jo per te vjetren, te njejtet duhet ta eliminojne te vjetren dhe ti japin gjasa detyrimishtë të rese. Elitat e vjetra shqiptare votuesit shqiptar duhet ti denojnë dhe ti dërgojnë në shtëpi pa mundësi qëndrimi të mëtejmë në ambientin politik. Nuk e meritojne më këta të fundit që të jenë pjesë e politikës apo dhe të jenë pjesë e procesit të marrjes sëvendimeve të rëndësishme politike jo vetëm për qytetaret por edhe për shtetin. Votuesit përmes votës duhet ta bëjnë ndryshimin pa u friksuar, pa u trishtuar dhe pa u dorëzuar para shantazhit, imponimeve, kë
rcnimeve dhe tentimit të blerjes së votave nga ana pushtetarëve të kriminalizuar dhe të korruptuar tej mase. Këta janë në majën e listave të Krimit dhe të korrupcionit prandaj këtyre me 8 maj duhet thënë boll më ikni largohuni më nga skena politike se na morrët në qafë. Në vendin tonë votuesit sot kanë alternativë apo mundësi se për ke duhet të votojnë. Ky ështe opcioni VLEN pra ja vlenë të votohet dhe të provohet ndryshimi. Këta duhet të jenë ndryshimi i domosdoshëm dhe i shumpritur në skenën politike të shqiptarëve të RMV-së, zgjidhje tjetër nuk ka. Me opcionin VLEN do të vjen e reja ndryshimi si dhe do të kthehet shpresa te shumica e shqiptarëve të diskriminuar dhe të lëne pas dore nga estabilishmenti politik shqiptar në pushtet. Izeti, Afrimi, Bilalli dhe Bekimi e kanë
për detyrë që ta mundësojnë dhe ta sigurojnë ndryshimin. Këta edhe do ta bëjnë këtë gjë me vullnetin e tyre dhe të të madhit Zot.